Dy vjetori i martesës, Xhensila i përgatit Besit suprizën më romantike që keni parë

  • 02 September 2019 - 11:01
Dy vjetori i martesës, Xhensila i përgatit Besit suprizën më romantike që keni parë

Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku kanë festuar mbrëmjen e djeshme 2-vjetorin e martesës së tyre.

Këngëtarja kishte organizuar një darkë me të vërtetë si nëpër filma për këtë përvjetor, duke na lënë të gjithëve pa fjalë, por jo Besin.

Në videot e hedhura ne “Instastory” duket se darka eshte shtruar në një lulishte dhe rruga për të shkuar tek tavolina e çiftit është ndriçuar me qirinj.

Aq shumë qirinj ka ndezur Xhensila sa Besi, nuk ka ndenjur dot pa bërë pak humor. “Ishalla nuk po ngatërrojnë avionët e Rinasit dhe ulen këtu”, ka thënë ai, ndërsa shkruan se darka nuk shkon pa një domate.

Besi dhe Xhensila janë një nga çiftet më jetëgjatë të skenës, të cilët janë prindër edhe të një vajze të vogël, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

(Kosova Sot Online)