“A do kthehesh të jetosh në Shqipëri?”, ish-partnerja e Stresit përgjigjet: Nuk përshtatem dot me jetesën…

  • 03 September 2019 - 15:53
“A do kthehesh të jetosh në Shqipëri?”, ish-partnerja e Stresit përgjigjet: Nuk përshtatem dot me jetesën…

Ish-bashkëshortja e Stresit, Keisi, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Pyetjet kanë qenë të ndryshme, por ka patur nga ata që kanë qenë kuriozë të dinë se kur do të rikthehet në Shqipëri.

“A ke ndërmend të kthehesh të jetosh në Shqipëri? Apo e shikon jetën në Kanada?”, e pyet një ndjekës, të cilit Keisi i përgjigjet se e ardhmja e saj është në Kanada, pasi nuk përshtatet me jetesën në Shqipëri.

“E ardhmja ime është Kanadaja. Jam rritur këtu nuk mund të përshtatem dot me jetesën në Shqipëri”, shprehet ajo.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë lidhjes me Stresin, ajo e vizitonte shpesh vendin tonë. Pas ndarjes me reperin, Keisi u largua dhe duket se nuk do të kthehet për një kohë të gjatë.

(Kosova Sot Online)