Nuk e kishim parë asnjëherë kështu, aktorja e njohur ndryshon ‘look’ totalisht për rolin e ri

  • 04 September 2019 - 08:42
Nuk e kishim parë asnjëherë kështu, aktorja e njohur ndryshon ‘look’ totalisht për rolin e ri

Emma Stone njihet në “Hollywood” jo vetëm si një nga aktoret më të mira, por edhe për ngjyrën e saj karakteristike të flokëve, që i përafrohet asaj të xhinxherit. Siç është bërë me dije nga portalet e huaja, Emma po përgatitet për rolin e saj më të ri, i cili do jetë protagonist në filmin “Cruella De Vil”. ‘Cosmopolitan’ ka publikuar disa foto ku aktorja shfaqet gjatë xhirimeve, duke pushuar dhe duke ngrënë diçka, por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë ‘look-u’ i saj totalisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

Emma kishte flokë të kuqe shumë të ndezura dhe binin në sy nga një largësi e madhe. Portale të ndryshme kanë publikuar dhe shumë momente të tjera të aktores gjatë xhirimeve, të gjitha ku ajo shfaqet me një ‘look’ pak të ‘çuditshëm’. Sipas producentëve, filmi i ri i “Cruella-s” do nisë që në një moshë të re të personazhit, për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend këtë emër, bëhet fjalë për personazhin negativ në filmin “101 Dalmatët.

(Kosova Sot Online)