Me Robertin u nda, po këtë unazë misterioze kush ja dhuroi Norës?

  • 06 September 2019 - 14:21
Me Robertin u nda, po këtë unazë misterioze kush ja dhuroi Norës?

“Roberti dhe Nora ndahen”, kjo ka qenë “melodia” e mediave rozë ditët e fundit.

Pas 13 vitesh dashuri Nora dhe Roberti i dhanë fund mardhënies së tyre duke ngritur te ndjekësit debatin e “dashurisë së vërtetë”.

Por Roberti pranoi se dashuria kishte mbaruar dhe nuk kishte më vlerë të vazhdonin lidhjen por miqësia e tyrë nuk do mbaroj kurrë pasi mes tyre është vajza 4 vjeçare Renee.
 

Image

Akuzat për të dya palët nuk u kursyen nga fansa dhe ndjekësit ku tradhtia ishte kryesorja sipas tyre.

Një detaj i dyshimt vihet re në fotot e fundit të këngëtares. Një unazë e re që Nora nuk e heq nga dora as gjatë plazhit.

Këngëtarja e mban unazën në gishtin e tretë të dorës dhe ndoshta kjo ka një kuptim të veçantë që vetëm ajo e di.

Image



Këto janë thjesht hulumtime megjithatë kjo unazë e dyshimtë nuk gjendet ne asnjë foto të mëparshme të Norës.