Video e Besit me Ajkën teksa luajnë së bashku në oborr është më e adhurueshmja që do të shihni sot!

  • 06 September 2019 - 14:42
Video e Besit me Ajkën teksa luajnë së bashku në oborr është më e adhurueshmja që do të shihni sot!

Një vit më parë, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku dhe bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj, u bënë prindër për herë të parë.

Xhensila solli në jetë vogëlushen Ajka, portretin e së cilës e treguan për publikun vetëm në 1-vjetorin e saj të lindjes.

Ajka ka marrë tashmë gjithë vëmendjen e prindërve, të cilët mundohen t’i kushtojnë sa më shumë kohë të voglës.

Së fundmi, Xhensila ka ndarë një video të adhurueshme të Besit me Ajkën, të cilët argëtohen të dy në oborrin e shtëpisë.

Besi e mban në krahë vajzën teksa vrapon rreth e rrotull, duke e bërë të duket sikur Ajka po fluturon.

Duket se kjo lojë i pëlqen shumë të voglës, ndërsa Xhensila buzëqesh teksa i filmon.

Kujtojmë se Besi po xhiron së fundmi filmin e tij më të ri të titulluar “Falco”, i cili do të përfshijë rolin e famshëm të “Skifterit laçian”.

Xhirimet e filmit ende nuk kanë përfunduar dhe akoma nuk dihet se kur do të mund ta shohim në kinema projektin e tij të ri.

(Kosova Sot Online)