Ronela feston 30-vjetorin, zbulohen pamjet nga festa gjigande

  • 07 September 2019 - 09:44
Ronela feston 30-vjetorin, zbulohen pamjet nga festa gjigande

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, pak ditë më parë ka festuar 30 vjetorin. Të shumta kanë qenë urimet nga fansa dhe artistë të njohur të showbiz-it.

Ronela është shprehur se ditëlindja e saj do të zgjasë për një muaj dhe do të mbahet mend për shumë kohë.

Mbrëmjen e kaluar, ajo ka filluar festimet dhe ka ndarë disa momente në faqen e saj të Instagram-it. Në organizimin festiv dhe plot shije, nuk kanë munguar shumë personazhe të njohur dhe miq të mirë të artistes. Ronela është njohur gjithmonë për energjinë e saj dhe nuk kishte si ditëlindja e saj të ishte ndryshe, pasi ajo ka festuar me ta deri në orët e para të mëngjesit. Kujtojmë se projekti më i fundit i këngëtares është ‘Lage’, i cili është pritur mjaft mirë.

(Kosova Sot Online)