Reperja shqiptare kthehet me projekt të ri, fansat mendojnë se është ‘diss’ për Taynën

  • 07 September 2019 - 13:45
Reperja shqiptare kthehet me projekt të ri, fansat mendojnë se është ‘diss’ për Taynën

Kohët e fundit debatet nuk kanë munguar në botën e showbiz-it, ku të shpeshta kanë qenë sherret midis artisteve femra dhe më shumë i përmendur ka qenë emri i Taynës. Ajo është komentuar shpesh për debatet me Rinën dhe Arta Memedit sidomos vitin e kaluar.

Më parë, Arta ka reaguar në rrjete sociale ndaj Taynës duke i thënë se ajo do të jetë gjithmonë e dyta. Sot, pasi dukej se gjërat ishin qetësuar, Arta është rikthyer me publikimin e këngës”Shote Galica”, e cila duket si një ngacmim për Taynën. “Siri Who…up ata me kryt ma t’madh se beli”, “S’kam ik prej luftës, kadal veç sa ja nisa”, janë disa nga fjalët që mendohen si diss. Na mbetet të presim për reagimin e artistes në vazhdim, nëse do të ketë një të tillë.

(Kosova Sot Online)