Big Mama në pushime me një personazh të njohur për publikun

  • 08 September 2019 - 09:00
Big Mama në pushime me një personazh të njohur për publikun

Këngëtarja e njohur Big Mama, la mënjanë koncertet, dasmat ku ka performuar e gjithçka tjetër dhe u nis për pushime në Belek të Turqisë, ku po kalon ditë të qeta dhe relaksuese.

Nga bregdeti turk, këngëtarja ka publikuar dhe foto të vazhdueshme në llogarinë e saj të Instagramit, në të cilat shfaqet në super formë e veshur me rrobabanje. 

Së fundmi, përmes një postimi të bërë, Bigu ka treguar se pushimeve të saj iu është bashkëngjitur dhe reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj.  Ajo ka postuar një foto në të cilën shihet në praninë e reperes dhe të dyja po i dhurojnë puthje njëra-tjetrës.

“Kush kishte thënë që më Rina Balaj pushimet bashkë, asgjë nuk është rastësi.”-ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotos, në të cilën Rina dhe Big Mama shfaqen të veshura me rrobabanje duke treguar dhe format trupore.

(Kosova Sot Online)