Nëse doni foto me këtë aktor të njohur, paguani 500 euro!

  • 09 September 2019 - 12:18
Nëse doni foto me këtë aktor të njohur, paguani 500 euro!

Të bësh foto me personat e famshëm sot duket si gjëja më e lehtë e mundshme, kur ke mundësinë të jesh pranë tyre në ndonjë event.

Por gjërat nuk janë kaq të lehta sa duken në rrjetet sociale. Të paktën jo kur vjen puna për të madhin Arnold Schwarzenegger.

Aktori ikonë i “Hollywood-it” do të jetë i ftuar në teatrin Berlener si pjesë e turneut “CHAMPION” ku do të flasë publikisht për jetën e tij, së bashku me ulje-ngritjet që ka përjetuar gjatë karrierës.

Në këtë event ndalohen rreptësisht telefonat, por nëse një fans dëshiron foto me yllin 72-vjeçar duhet të paguajë 500 euro. Ndërsa nëse pozojnë dy persona me Arnold ka ulje dhe çmimi shkon në 800 euro.

Vërtetë interesante kjo mënyrë e të trajtuarit të fansave të aktorit në këtë event, kur mendon se biletat janë më të lira dhe variojnë nga 49-199 euro.

(Kosova Sot Online)