Komenti i Gjikos për Elitën që puthte delfinin inatos ndjekësit, reagon këngëtari

  • 09 September 2019 - 15:34
Komenti i Gjikos për Elitën që puthte delfinin inatos ndjekësit, reagon këngëtari

Një koment i këngëtarit Gjiko për foton ku Elita shfaqej duke u puthur me delfinin ka sjellë shumë kritika të forta.

Këngëtari i drejtohet hoxhës Shefqet Krasniqi duke bërë shaka dhe e pyeste çfarë të bëjë tani që kapi gruan mat:

“E kapa gruan duke puthur delfinin. Çfarë të bëj?”, shkruante Gjiko në koment.

Por këto fjalë kanë nxehur ndjekësit e çiftit të cilët shprehen se është gjynah të bësh pyetje të tilla duke treguar mungesë respekti ndaj hoxhës.

Kaq mjaftoi që Gjiko të reagonte sërish, me një koment të gjatë ku shprehet se nuk ka pasur si qëllim të fyejë askënd, përkundrazi:

“Sa i përket këtij komenti, dua të bëj një sqarim të shkurtër për ata që s’kanë sens humori. Unë personalisht e çmoj shumë dhe kam respekt shumë të madh për dr. Shefqet Krasniqi që nuk ma hiqni dot juve që po shani e po ofendoni nëpër komente. Veç dijeni se më shumë po hyni në gjynah se unë me një koment që s’kam ofenduar askënd personalisht dhe moralisht. Po Zoti është i madh dhe thonë që siç ke zemrën ashtu ta jep. Faleminderit për mirëkuptimin. Respekte!”, shkruan Gjiko.

(Kosova Sot Online)