Jeni gati? Pas super hiteve rep, Tayna po sjell sërish një baladë!

  • 10 September 2019 - 09:27
Jeni gati? Pas super hiteve rep, Tayna po sjell sërish një baladë!

Kjo verë ishte super e suksesshme për reperen Tayna, e cila arriti majën e suksesit të saj dhe ndezi vendin me këngët e reja që u kthyen në super hite.

Me siguri të gjithë i dini përmendësh këngët e saj, që kanë thyer rekorde klikimesh në Youtube.

Pas super hiteve rep, ka ardhur koha që reperja të rikthehet sërish me një baladë.

Vetë Tayna ka publikuar në Instastory baladën e saj të vjetër të titulluar “Doruntina” dhe krahas saj shkruan:

“E dini çfarë kohe është”, duke lënë të kuptohet se po përgatit sërish një baladë.

Ende nuk dihet se kur do të publikohet kënga e re, mirëpo ne po e presim me padurim dhe jemi të bindur se do të kthehet në një ndër hitet e reja të reperes.

(Kosova Sot Online)