“Jam Dua Lipa, këngëtare nga Londra”, Dua e ‘mohon’ kombësinë

  • 10 September 2019 - 12:01
“Jam Dua Lipa, këngëtare nga Londra”, Dua e ‘mohon’ kombësinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një nga ato artiste që gjithmonë ka qenë krenare për vendin e saj të origjinës.

Ajo ka bërë gjithçka në dorën e saj për të promovuar Kosovën, mirëpo në videon e fundit promocionale për parfumin YSL, këngëtarja duket se ka zhgënjyer disi fansat e saj.

Teksa flet për jetën e saj në sfond Dua dëgjohet të thotë: "Përshëndetje, unë jam Dua Lipa, këngëtare dhe tekstshkruese nga Londra".

Pikërisht fakti që këngëtarja shprehet se është nga Londra ka bërë që fansat shqiptar ta kritikojnë Duan.

"Zhgënjim, ti je nga Kosova", i shkruan një fans. "Dua Lipa ti je nga Kosova, jo nga Londra", i shkruan një tjetër.

Komentet për këtë kanë qenë të shumta, por Dua nuk ka reaguar ndaj tyre.



(Kosova Sot Online)