Kim Kardashian ka probleme serioze me shëndetin, diagnostikohet me sëmundjen e njohur

  • 10 September 2019 - 13:48
Kim Kardashian ka probleme serioze me shëndetin, diagnostikohet me sëmundjen e njohur

Ylli i reality show-t më të njohur tashmë prej vitesh, Kim Kardashian, ka zbuluar kohë më parë se vuante nga një sëmundje autoimune e lëkurës, e cila prek rreth 8 milionë amerikanë. Kim vuan nga sëmundja e psoriazës e cila fatmirësisht mund të kurohet. 38-vjeçarja poston shpesh mënyren se si ajo kurohet për të informuar ndjekësit e saj për gjendjen shëndetësore, por edhe për t’i ardhur në ndihmë kujtdo që vuan nga ajo sëmundje.

Por telashet nuk mbarojnë këtu për modelen pasi në sezonin e 17 të KUWTK ajo shfaqi disa simptoma shqetësuese prandaj vendosi të merrte një mendim profesional, por rezultatet nuk ishin të kënaqëshme.Kim u diagnostikua me lupus dhe artrit reumatoid, sëmundje të cilat prekin sistemin imunitar dhe organet e trupit.

Kujtojmë se Kim është një nga personazhet më të njohur dhe me më shumë fansa në botën e showbiz-it, prandaj problemet e saj shëndetësore ndikojnë një numër të madh njerëzish.

(Kosova Sot Online)