Si është të jesh nënë adoleshentësh? Ja çfarë thotë Angelina Jolie

  • 10 September 2019 - 14:00
Si është të jesh nënë adoleshentësh? Ja çfarë thotë Angelina Jolie

Angelina Jolie nuk pranon shpesh të intervistohet e për më tepër të flasë për jetën e saj personale, por ka zgjedhur revistën “Hello!” të tregojë për eksperiencën e saj si mama adoleshentësh.

Jolie po e shijon perspektivën e re që kjo etapë po i jep.
“Kur fëmijët e tu janë të vegjël ti ndihesh më shumë si “mami”, por kur ata janë adoleshentë ti fillon të kujtosh si ndiheshe në moshën e tyre. I sheh që frekuentojnë klube punk, dhe pyet veten pse nuk mund të shkosh me ta.

Jam në këtë momentin argëtues të rizbulimit të vetes”,thotë Angelina.
Ajo shprehet se fëmijët e saj janë individë të fortë, por mendjehapur dhe se mundohet t’i mësojë sipas shembullit të nënës së vet.

Që prej divorcit nga Brad Pitt në vitit 2016 Angelina Jolie ka treguar gjithmonë e më shumë dedikim ndaj fëmijve të saj.

(Kosova Sot Online)