U ul mbi një breshkë për foto, fansat kritikojnë Tunën për kafshën e gjorë!

  • 10 September 2019 - 14:53
U ul mbi një breshkë për foto, fansat kritikojnë Tunën për kafshën e gjorë!

Altuna Sejdi po vijon pushimet ekzotike me miqtë në ishujt Mauritius.

Ajo ka mbajtur të përditësuar fansat çdo ditë me momentet speciale që po kalon, këtë herë larg Patrisit dhe djalit të saj Tian.

Por në një foto të fundit, këngëtarja shqiptare ka marrë shumë kritika, pasi është ulur sipër një breshke për të bërë një foto për në Instagram.

Kjo nuk u ka pëlqyer aspak fansave të saj të cilën menjëherë kanë shpërhtyer në kritika:

“Mos të duket gjë gomar që i ke hipur sipër.?? Pak më tepër respekt për të tilla qenie”, i shkruan një komentuese.

“Pse je ulur mbi një breshkë”, i shkruan një tjetër.

“S’kisha parë ndonjë veprim të tillë. Aspak këndshëm!, vijon komenti i radhës.

Tuna nuk ka reaguar aspak për këto komente, por shpresojmë që kjo foto të mos t’i kthehet në boomerang, siç i ndodhi kolegut të saj Gjiko me peshkaqenin.

Një vit më parë Gjiko bëri një foto me një peshkaqen duke e nxjerrë atë nga uji, dhe kritikat që pati ishin të mëdha.

(Kosova Sot Online)