Ndjekësi e kritikon për jetën luksoze, Aurela Hoxha ka dy gjëra për t’i thënë

  • 11 September 2019 - 15:21
Ndjekësi e kritikon për jetën luksoze, Aurela Hoxha ka dy gjëra për t’i thënë

Modelja shqiptare Aurela Hoxha gjithmonë ka rënë në sy për jetën e saj luksoze, duke e pasqyruar atë edhe në rrjetet sociale. Në videon e fundit të postuar në “Instagram”, modelja shfaqet tepër seksi mbi një jaht luksoz.

Vetem kaq ju është dashur ndjekësve duke e kryqëzuar me komente jo fort të këndshme. Një prej komentuese e ka kritikuar për jahtin dhe ekspozimin që i bën jetës së saj. Aurela ka vendosur që këtij komenti t’i kthejë përgjigje pa hezituar.

“S’është cudi me pas mundësi me marr jaht me qera, pasi që kur më njeh ti dhe gjithë populli shqiptar me njeh nëpërmjet punës time. Të qënurit e njohur ka dhe disfavore si psh ndjekës si puna juaj i interesuar, por jo mirë i informuar. Sa për njerëzit pa bukë më dhemb shpirti dhe po të kem mundësi, do ndaja dhe kafshatën me ta”.

Ajo gjithashtu ka shpjeguar së të qenurit e famshme ka dhe benefite si për shembull reklamimin e gjërave që përdor, si në rastin e jahtit. Kujtojmë se së fundmi Aurela i është dedikuar linjës së saj të veshjeve intime.

(Kosova Sot Online)