Pas fitores së Shqipërisë, Capital T bën surprizën më të bukur për fansat dhe lidhet me koncertin e tij!

  • 11 September 2019 - 15:27
Pas fitores së Shqipërisë, Capital T bën surprizën më të bukur për fansat dhe lidhet me koncertin e tij!

Mbrëmjen e kaluar, Shqipëria mundi Islandën me rezultatin 4 me 2 dhe fitorja e saj na bëri krenarë të gjithëve.

Në stadium për të ndekur ndeshjen ishte edhe këngëtari Capital T, i cili më datë 19 të këtij muaji do të mbajë një koncert gjigant në “Sheshin Nënë Tereza” në Tiranë.

Shumë i gëzuar nga rezultati i ndeshjes, Capital T ka vendosur të bëjë një dhuratë për fansat më të mirë në botë, siç i ka quajtur ai vetë.

Këngëtari ka ulur çmimin e biletave ditën e sotme, deri në orën 00:00.

Bileta për zonën A do të kushtojë sot 10 euro, ndërsa bileta për zonën B vetëm 5 euro!

“Qaq jemi frymzu sot edhe na keni knaqe zemren fansat ma t’mire n’bote meritoni ni dhurate  per 24 oret e ardhshme Me fillim sonte prej ores 00:00 — TIME CAPSULE e shet zonen A 10 Euro dhe zonen B 5 Euro!! Ju dua”-shkruan Capital T krahas videos ku filmon veten pas ndeshjes.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo) on



(Kosova Sot Online)