Këngëtari Robert Berisha furnizohet me veshje të brendit amerikan ORIGINAL PENGUIN

  • 11 September 2019 - 19:10
Këngëtari Robert Berisha furnizohet me veshje të brendit amerikan ORIGINAL PENGUIN

Hapja e dyqaneve të  kompanisë “Perry Elli International Inc” në Prishtinë, me tri brendet e mëdha amerikane Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingwear® dhe Perry Ellis AMERICA®, ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm nga qytetarët por edhe nga artistët, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Image

Është pikërisht këngëtari i mirënjohur i estradës shqiptare Robert Berisha, i cili me rastin e hapjes zyrtare të dyqaneve ka bërë  shopping në brendin An Original Penguin by Munsingwear®, duke marrë për bazë kualitetin e jashtëzakonshëm që posedojnë veshjet e këtyre brendeve.

Image

Në një prononcim për gazetën "Kosova Sot Online", këngëtari Robert Berisha ka deklaruar: “Më vjen mirë që po marrë pjesë në hapjen e një brendi sikur që është ky "Perry Ellis",   sepse është një markë edhe ashtu e njohur për mua, sidomos për mua që jam qytetar me shtetësi amerikane dhe kam jetuar atje. Më vjen mirë që ka ardhur këtu ky brend dhe dy brendet tjera ORIGINAL PENGUIN dhe PERRY ELLIS AMERICA dhe besoj që shumë shpejtë ka me i bindë secilin kosovar që i provon këto brende se bëhet fjalë për një kualitet jashtëzakonisht të mirë. Prishtina sidomos si kryeqytet, kaherë ka pasur nevojë për një brend të kualitetit kaq të lartë sikur është brendi "Perry Ellis", tha Robert Berisha për “Kosova Sot Online”. 

Image

(Kosova Sot Online)