Vesa Luma&Big Basta më të lumtur se kurrë festojnë përvjetorin e martesës

  • 12 September 2019 - 22:37
Vesa Luma&Big Basta më të lumtur se kurrë festojnë përvjetorin e martesës

Këngëtarja e njohur nga Prishtina Vesa Luma dhe reperi Big Basta, pikërisht sot festojnë katër vjetorin e martesës së tyre, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtarja ka vendosur ta urojë bashkëshortin përmes një postimi në rrjetet e saja sociale, duke zgjedhur me kujdes fjalët më të ëmbëla dedikuar dashurisë së tyre.

Ky është postimi i plotë:

“Gëzuar përvjetorin! Deri sot e dëshmuam që asgjë në këtë botë s’na ndan, as kilometrat, as mundi e sakrificat…Sepse çdo gjë është e mundur kur do me gjithë zemër. Krenare për çdo gjë që ndërtuam, e më së shumti për frytin e kësaj dashurie, Lianin. Të dua shumë my forever 24”- ka shkruar Vesa krahas fotografive nga ceremonia e tyre martesore.

(Kosova Sot Online)