Një festë “e pazakontë” për 35-vjetorin, Emina Cunmulaj zgjedh këtë mënyrë

  • 13 September 2019 - 10:13
Një festë “e pazakontë” për 35-vjetorin, Emina Cunmulaj zgjedh këtë mënyrë

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj ka festuar 35-vjetorin e lindjes. Dhe nëse prisni ndonjë festë luksoze, ju sigurojmë se nuk ka ndodhur asgjë e tillë.
Përkundrazi, Emina me humorin dhe thjeshtësinë që e karakterizon ka zgjedhur të na tregojë se lumturia e saj është familja. Ajo ka postuar një foto në Instagram ku shkruan:

“Duke festuar 35 vjetorin. Nuk do zgjidhja mënyrë tjetër për ta festuar. Faleminderi zot për gjithçka që më ke bekuar, por mbi të gjitha faleminderit për familjen time të shëndetshme dhe të bukur”.

Modelja nga Mali i Zi ka marrë shumë urime për ditëlindje nga miqtë e saj, por nuk ka preferuar ndonjë festë të madhe. Festa e saj e vërtetë është duke konsumuar ëmbëlsirë së bashku me dy vajzat dhe bashkëshortin e saj në krevat. Kjo është lumturia e vërtetë, kur ke gjithçka do.

(Kosova Sot Online)