“Çmenduri”, Kim Kardashian fiton 2 milionë dollarë për pak minuta pas lançimit të linjës së veshjeve

  • 13 shtator 2019 - 11:26
“Çmenduri”, Kim Kardashian fiton 2 milionë dollarë për pak minuta pas lançimit të linjës së veshjeve

Kardashianët dinë sesi bëhen lekët! Më kot nuk janë aq të pasura motrat e famshme, të cilat herë pas here marrin nisma biznesi që na shokojnë të gjithëve me fitimet që i pasojnë.

Kim Kardashian vetëm brenda pak minutash ka fituar jo pak, por plot 2 milionë dollarë nga linja e re e veshjeve “Skims”.

Sipas TMZ “Skims” kishte mijëra artikuj në shitje dhe asgjë nuk ishte me çmim më të lartë se 100 dollarë, ndërsa mësohet se koleksioni sapo u lançua u fshi në kohë record nga blerësit.

Pak kohë më parë, për revistën Cosmopolitan, Kim tha se ajo e dinte ekzaktësisht se çfarë donte në këtë fushë. Ajo gjithashtu pohoi se shpesh ka pasiguri rreth trupit të saj.

(Kosova Sot Online)