Pas dasmës, Afrona zbulon destinacionin përrallor se ku do kalojë muajin e mjaltit me Bleron

  • 13 September 2019 - 16:00
Pas dasmës, Afrona zbulon destinacionin përrallor se ku do kalojë muajin e mjaltit me Bleron

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Afrona Dika, do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre më 21 shtator.

Pas 5-vitesh që janë bashkë, ata morën vendimin e rëndësishëm që të martoheshin.

E teksa të gjithë po presin dasmën e tyre, ku thuhet se do të jenë të pranishëm rreth 600 të ftuar, mes tyre edhe personazhe VIP, Afrona ka zbuluar një tjetër detaj.

Kësaj radhe jo për ceremoninë, por për muajin e mjaltit. Afrona ka zbuluar destinacionin përrallor që ka zgjedhur së bashku me partnerin, për të vizituar pas dasmës.

Ajo ka ndarë në “Instastory “një foto të Hawaii-t, krahas së cilës shkruan: “Mezi po pres!”- duke lënë të kuptohet se ai është vendi ku do të udhëtojnë së bashku.

Image



(Kosova Sot Online