Të gjithë çmendemi pas tij! Zbulohet artisti që do të këndojë në dasmën e Afronës dhe Bleros

  • 14 September 2019 - 11:02
Të gjithë çmendemi pas tij! Zbulohet artisti që do të këndojë në dasmën e Afronës dhe Bleros

Edhe pak ditë na ndajnë nga dasma e shumëpritur e Bleros dhe Afronës. Pas shumë ulje-ngritjesh ata do i thonë “Po” dashurisë së tyre dhe disa nga detajet e dasmës janë zbuluar. Ceremonia pritet të jetë madhështore dhe do të zhvllohet në një vend bregdetar në, Ranën e Hedhun. Ceremonia do të zhvillohet më 21 shtator dhe pjesë e saj do të jenë shumë personazhe të njohur të ekranit.

Ditën e djeshme Afrona zbuloi edhe vendin ku do të kalojnë muajin e mjaltit dhe është pikërisht Hawai. Por, detaji që ka zbuluar Blero na ka pëlqyer të gjithëve. Këngëtari ka zbuluar se i ftuari special i mbrëmjes është Ylli Limani dhe ai do të këndojë këngët e tij të dashurisë.

“Pikërisht ky artist shok dhe shpirti i tij i paqtë do të na këndojë këngën e dasmës, vëllai im Ylli Limani”, shkruan Blero në një foto ku shfaqet me Yllin dhe vajzën e tij. Epo pas kësaj, të gjithë duam të shkojmë në dasmën e tij, e cila sigurisht do të ketë shumë surpriza.

Image


(Kosova Sot Online)