Pra, Dua Lipa dhe Anwar Hadid i paskan bërë gjërat serioze dhe tani këngëtarja ka një familje të re

  • 14 September 2019 - 13:49
Pra, Dua Lipa dhe Anwar Hadid i paskan bërë gjërat serioze dhe tani këngëtarja ka një familje të re

Historia e dashurisë se Dua Lipës dhe Anwar Hadid ka vetëm pak muaj, megjithatë gjërat mes tyre po avancojnë shumë shpejt.

Tashmë Dua është bërë pjesë e pandarë e familjes Hadid dhe kalon një pjesë të mirë të kohës me ta.
 

Image

Ditën e djeshme ajo ka qenë së bashku me motrat e Anwar dhe nënën e tij në një shëtitje me kuaj.

Yolanda ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqen të gjithë dhe në të shkruan: “Koha për familjen”.

Kjo foto është ri-postuar edhe nga Dua Lipa, e cila tashmë ndihet si pjesë e familjes së tyre.

Kujtojmë se Anwar në fillim të muajit gusht vizitoi Kosovën, dhe ‘dhëndrit’ të ri i pëlqeu shumë ky vend.
 

Image



Mesa duket familjet e tyre kanë aprovuar lidhjen dhe nuk do të habitemi aspak nëse dëgjojmë ndonjë lajm fejese.

Image


(Kosova Sot Online)