Nuk qenka dhe aq e vështirë! Tanya zbulon si mund t’ia rrëmbeni zemrën

  • 14 September 2019 - 16:11
Nuk qenka dhe aq e vështirë! Tanya zbulon si mund t’ia rrëmbeni zemrën

Ajo është duke shijuar suksesin, udhëtimet dhe shoqërinë e mirë. Së fundmi reperja e njohur Tanya, e cila ndodhet në Amerikë, veç fotove tepër të nxehta të saj, na ka zbuluar dhe ca sekrete të vogla, që lidhen me zemrën e saj.

Tayna ka shpërndarë në Instastory një bisedë mes saj dhe modeles Vildane Zeneli, me të cilën ka ndarë mjaft kohë në SHBA, ku të dyja flasin për ushqimet.

Vildane është shprehur se Tayna do vetëm ushqimin shqiptar, ndërsa reperja i është përgjigjur: “Më jep fli dhe do të dua përgjithmonë”.

Ju mund të kishit menduar ndonjë gjë tjetër, por ja që gjërat janë shpesh shumë të thjeshta. Mjafton një fli dhe zemra e Taynës do jetë e juaja përgjithmonë.

(Kosova Sot Online)