Fifi më në fund nis pushimet: Kam punuar shumë dhe jam krenare për veten time

  • 14 September 2019 - 20:36
Fifi më në fund nis pushimet: Kam punuar shumë dhe jam krenare për veten time

Muajt e fundit Fifi ka qenë mjaft e anagzhuar me punët e saj në muzikë dhe pas shumë sakrificash duket se ka gjetur pak kohë për veten e saj. Ashtu si shumica e artistëve që gjatë verës punojnë, edhe Fifi ka zgjedhur shtatorin për të pushuar disa ditë.

Ajo ka treguar se është larguar për pak kohë nga monotonia, për t’ju dedikuar plotësisht vetes. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet se është duke pushuar pranë një pishine dhe i ka dedikuar vetes fjalët më të mira. “Kam punuar shumë për këto pushime dhe jam shumë krenare për veten time, për gjërat që kam arritur deri më sot… e do jem akoma më krenare në ditët, muajt e vitet në vijim”, ka shkruar Fifi në foto.

Këngëtarja është mjaft e re në moshë dhe brenda pak viteve ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në muzikë. Vetëm 2 muaj më parë ajo ka publikuar dy projekte që u pëlqyen shumë nga publiku “Indiane” dhe “Shqipe”, e së shpejti pritet të rikthehet më këngë të reja.

(Kosova Sot Online)