Lorik Cana së shpejti baba për herë të dytë, bashkëshortja e tij është në pritje të ëmbël

  • 14 September 2019 - 20:49
Lorik Cana së shpejti baba për herë të dytë, bashkëshortja e tij është në pritje të ëmbël

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, së shpejti do të bëhen prindër për herë rë dytë. Lajmin e ka konfirmuar vetë partnerja e ish-kapitenit të kombëtares shqiptare me anë të një fotografie të vetme. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shfaqet me barkun e rrumballokosur, ndërkohë që Loriku mban duart mbi të.

Në imazhin e postuar të dy shfaqen shumë të lumtur për këtë bekim që pritet të vijë në jetë së shpejti. Monika duhet ta ketë kaluar tremujorin e parë të shtatzënisë, por ajo nuk ka vendosur që ta zbulojë ende publikisht gjininë e fëmijës. Loriku dhe bashkëshortja e tij janë prindër të një djali 3-vjeçar të quajtur Bojken dhe ata e kanë vërtetuar gjithmonë se janë mjaft të dedikuar ndaj tij. Të gjithë kohën e lirë ish-kapiteni ja dedikon vogëlushit dhe me siguri edhe me fëmijën tjetër do të jetë po kaq i përkushtuar si baba. 

(Kosova Sot Online)