Për herë të 14-të, Naomi Campbell organizon Javën e Modës në Londër dhe çdo fitim do të shkojë për bamirësi!

  • 15 September 2019 - 14:30
Për herë të 14-të, Naomi Campbell organizon Javën e Modës në Londër dhe çdo fitim do të shkojë për bamirësi!

Naomi Campbell organizoi për të 14-tin vit radhazi Javën e Modës në Londër, e cila u mbajt në ambientet e Muzeut të famshëm Britanik.

Qëllimi i këtij organizimi është mbledhja e fondeve, të cilat shkojnë si mbështetje për viktimat e katastrofave natyrore.

Campbell u shpreh se këtë vit, çdo përfitim do të shkonte për fëmijët e cënuar në të gjithë botën, duke bërë të mundur edukimin dhe zhvillimin e aftësive të tyre.

Të shumtë ishin personat që morën pjesë në këtë event si dhe kontribuan me shuma të ndryshme në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Naomi parakaloi edhe vetë në sfilatë, e veshur me njërin prej shumë fustaneve që u prezantuan në Javën e Modës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Business of Fashion (@bof) on


Kujtojmë se kjo nismë e Campbell filloi që në vitin 2005 dhe vazhdon të mbahet çdo vit, me të njëjtin qëllim për të bërë bamirësi.