Edona bën ndryshimin e ri në dukje, ja si duket tani

  • 15 September 2019 - 17:56
Edona bën ndryshimin e ri në dukje, ja si duket tani

Vazhdon të jetë një prej emrave më të dashur për publikun, pavarësisht karrierës së gjatë profesionale dhe artistëve të rinj. 

Fjala është për Edona Llalloshin, e cila ndër vite ka sjellë projekte shumë të veçanta e mjaft të pëlqyera nga audienca shqiptare.

Këngëtarja shqiptare krahas projekteve, shquhet edhe për stilin dhe elegancën e saj, gjë që bën të komentohet mjaft shpesh.

Ajo së fundmi ka bërë një ndryshim në pamje, i cili po pëlqehet tejet shumë edhe nga fansat e saj për këtë stil. 

Artistja e lindur dhe e rritur në Prishtinë, ka prerë flokët e shkurtëra dhe këtë e dëshmoi përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram.

“Flokët e shkurtëra, nuk më intereson”, ka shkruar mes të tjerash Llalloshi.

Përndryshe, “U bo çka u bo” mbetet një prej realizimeve të fundit të Edonës, projekt ky që ka kaluar shifrën e gjysmë milion klikimeve në kanalin zyrtar, YouTube.

Gjithashtu, ajo edhe këtë verë ka qenë prezente në dasma dhe ahengje të ndryshme muzikore bashkë me të vëllanë, Milotin, njëherësh bashkëpuntorin e saj të ngushtë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edona Llalloshi Official (@edonallalloshi) on

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edona Llalloshi Official (@edonallalloshi) on

(Kosova Sot Online)