“Si ta ndal unë lotin tim”, Kejsi se harroi, Stresi publikon vargjet përmalluese: Në vetmi, këndoj nga halli…

  • 16 September 2019 - 10:26
“Si ta ndal unë lotin tim”, Kejsi se harroi, Stresi publikon vargjet përmalluese: Në vetmi, këndoj nga halli…

Edhe pse kanë kaluar dy muaj që nga ndarja e çiftit Lushaj, nuk reshtin dedikimet në rrjetet sociale. Në disa video në Instastory, reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka publikuar një këngë përmalluese.

Me një shikim prekës dhe teksa ndodhet në automjet me shokun e tij Limi Hotin, Stresi është bërë melankolik. Në sfond dëgjohet kënga e Teuta Selimit me titull “Pi raki e mendoj për ty”.

Pak ditë më parë, Keisi publikoi një foto ku shihej se unazën e martesës nuk e kishte hequr edhe pse janë ndarë.

Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre pasi reperi doli nga burgu. Fillimisht u përfol se shkaku i shkëputjes mund të ishte tradhëtia e këngëtarit por deri më tani nuk kemi pasur asnjë deklaratë zyrtare nga dyshja.

(Kosova Sot Online