Romantike si Adelina, këngëtarja i bën partnerit dedikimin më të veçantë

  • 16 September 2019 - 13:00
Romantike si Adelina, këngëtarja i bën partnerit dedikimin më të veçantë

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili, së fundmi i ka dhuruar bashkëshortit të saj fjalët më të ëmbla të zemrës. Dedikimet romantike tashmë janë bërë të shpeshta mes tyre e mesa duket dhe ditën e sotme nuk ka munguar një i tillë. “Nuk doja të bija në dashuri por kur ti buzëqeshe, e dija.

Do të të dua përgjithmonë”, shkruan Adelina në foton e publikuar e në ‘Instagram’ krah tij. Adelina është larguar prej kohësh nga muzika për t’ju përkushtuar familjes, por ajo vazhdon të mbetet një nga personazhet më të pëlqyer të publikut.

(Kosova Sot Online)