Alex Rodriguez partneri i ëndrrave, e surprizon Jennifer në mënyrën më të bukur për filmin e ri

  • 16 September 2019 - 13:07
Alex Rodriguez partneri i ëndrrave, e surprizon Jennifer në mënyrën më të bukur për filmin e ri

Jennifer Lopez ka përfunduar një nga projektet më të rëndësishme në karrierën e saj, filmi “Hustlers”, në të cilin aktorja e njohur ka rolin e një striptiste.

Përpara se ky film të thyejë rekorde në kinema, Jennifer ka festuar në një festë luksoze së bashku me kolegët e saj. Jennifer është suprizuar me një tortë gjigande, e cila ishte e zbukuruar me figura striptistesh dhe emrin e filmit.

Përveç saj aktorja ka marrë një tjetër tortë si dhuratë nga partneri, Alex Rodriguez, i cili këto ditë ndodhet larg shtëpisë. Alex i kishte dërguar edhe një letër në të cilën shkruhej: “Zemër urime për ‘Hustlers’. Jam shumë krenar për ty! Më pëlqen të eci me energji në jetë së bashku me ty. Të dua, Macho”.

JLo ka mbetur e kënaqur nga gjithë këto surpriza ndaj nuk ka nguruar t’i ndajë me ndjekësit në rrjete sociale. Në këtë film Jennifer luan së bashku me Constance Wu, Cardi B, Lili Reinhart, Julia Stiles, Keke Palmer dhe është frymëzuar nga një histori e vërtetë e vitit 2015. 

(Kosova Sot Online)