A do ta shohim në të ardhmen Capital T biond? Përgjigja e këngëtarit do ju bëjë të qeshni të gjithëve

  • 17 September 2019 - 09:46
A do ta shohim në të ardhmen Capital T biond? Përgjigja e këngëtarit do ju bëjë të qeshni të gjithëve

Capital T është konsideruar prej kohësh si një nga këngëtarët më të suksesshëm të estradës shqiptare. Në vetëm pak ditë pritet që artisti të mbajë koncertin e tij të parë recital në sheshin ‘Nënë Tereza’ të quajtur ‘Time Capsule’.

Së fundmi në një intervistë të dhenë për gazetarin Eraldo Rexho tek ‘Pasditja ime’, Trimi ka rrëfyer disa detaje nga koncerti, por jo vetëm. Ndër të tjera i pyetur nëse në të ardhmen do ta shikonim biond për shkak se artisti ka eksperimentuar shpeshherë me ‘look-un’ e tij, Capital ka dhënë një përgjigje të prerë.
“Jo biond nuk ka shanc, po mendoj që do bëjmë diçka ndryshe për koncert, mendoj, nuk e di ende, nuk kemi vendosur për atë pjesë, por pas koncertit besoj se do jem i njëjtë dhe s’besoj se kam për të ndryshuar”, u përgjigj Kapo.

Ndonëse deri më tani ai është cilësuar si një ndër meshkujt me shijet më të veçanta në ‘showbiz-in’ shqiptar, duket se Capital nuk i preferon ndryshimet drastike.
Ndonëse moda ndryshon, një gjë është e sigurt, se artisti nuk do të eksperimentojë ansjëherë me ngjyrën e flokëve të tij.

(Kosova Sot Online)