“Në moshën time…”, Armina vë në siklet Shkëlzen Berishën

  • 17 September 2019 - 12:12
“Në moshën time…”, Armina vë në siklet Shkëlzen Berishën

Blogerja Armina Mevlani, vjen gjithmonë afër ndjekësve me postimet e saj mbi përditshmërinë. Por bukuroshja herë pas here nuk nguron të publikojë edhe ndonjë shprehje që i shkon për shtat asaj.

Kësaj radhe Armina Mevlani ja bëri të qartë Shkëlzen Berishës se në moshën e saj nuk duhet të ishte duke u marrë me macet, por me një bebe.

Blogerja ka ndarë një postim argëtues, me një foto ku duket një prind që fotografon një bebe, dhe më pas nga ana tjetër një prind që fotografon mace. “Njerëzit në moshën time dhe unë”- shkruhet në foto.

Armina Mevlani me sa duket duhet t’i lërë mënjanë macet se tashmë ka ardhur koha për gjëra ‘serioze’.

(Kosova Sot Online)