Një kunatë si Dua Lipa, këngëtarja mbështet motrat Hadid në New York dhe Londër

  • 17 shtator 2019 - 13:09
Një kunatë si Dua Lipa, këngëtarja mbështet motrat Hadid në New York dhe Londër

Dua Lipa dhe Anwar Hadid u transferuan nga New York Fashion Week brenda pak ditëve në London Fashion Week për shfaqjen e Burberry në të cilën sfilonin motrat Gigi dhe Bella Hadid.

Axhenda e tyre nuk mbaronte vetëm me një shëtitje romantike në eventet e modës, pasi këngëtarja e “New Rules” ka suportuar realisht motrat e të dashurit të saj në pasarelën e Marc Jacobs javën e kaluar dhe tani në atë të Burberry.

Lajmi i lidhjes së Duas dhe Anwar u bë publike disa muaj më parë dhe mori përmasa më serioze kur ajo ishte pjesë e funeralit të gjyshes së tij në Hollandë.

Në po të njëjtën sfilatë, 1 vit më parë, Anwar u pa duke flirtuar e shkëmbyer puthje me Kendall Jenner.

(Kosova Sot Online)