Këto foto s’i kishim parë kurrë! Capital T paska qenë një yll që në moshë të vogël

  • 17 September 2019 - 13:18
Këto foto s’i kishim parë kurrë! Capital T paska qenë një yll që në moshë të vogël

Reperi shumë i dashur për shqiptarët, Capital T, është kthyer në kryefjalën e mediave për shkak të koncertit madhështor që do të mbajë pas 2 ditësh në Tiranë.

Koncerti do të zhvillohet në “Sheshin Nënë Tereza” dhe dyert do të hapen në orën 19:19.

Capital T ka premtuar surpriza të mëdha më 19 shtator dhe ne po e presim me padurim të enjten!

Duke qenë se këto ditë ndodhet në Shqipëri, reperi u dekorua nga qyteti i Krujës me titullin “Skënderbe”, pasi videoklipi i këngës së tij, “Hatixhe”, është i gjithi i xhiruar në Krujë.

Ai ka falenderuar qytetin dhe të gjithë njerëzit që fshihen pas suksesit të tij, duke publikuar në Instagram një kolazh me foto nga eventi i rëndësishëm.

“Kruje o qytet i bekuar… Jam tejet mirenjohes dhe i lumtur qe qyteti te cilin kam vizituar me se shumti qe kur isha femije, me nderoi sot me kete çmim. Nje thuper e vetme thyhet kollaj por te bashkuara nuk i thyen dot kush dhe shqiptaret kur jane te bashkuar ngrihen veç lart… Jam i lumtur qe Kruja bashke me historine qe ka mbi supe me beri sot te ndihem i privilegjuar duke me dhene titullin “Skenderbe” dhe Mirenjohjen e Qytetit keshtu duke me motivuar per te bere me shume. Trim Ademi ju falenderon me zemren te mbushur plot emocion, Capital T ju premton qe do ta ktheje gjithmone koken nga historia e kombit me ane te artit te tij.”- shkruan Capital T krahas fotove.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo) on


Mirëpo, vëmendjen na e tërhoqën disa poza të Trimit të cilat nuk i kishim parë më herët.

Ai ka ndarë me fansat disa foto të vjetra ku shfaqet në moshë shumë të vogël dhe duhet ta pranojmë se është dukur yll që në vogëli, duke ruajtur të njëjtat tipare që ka edhe sot.

Capital T shfaqet me qeshele në kokë dhe një çifteli në dorë, ndërsa në një tjetër foto ka pozuar me flamurin shqiptar.

Ai ka qenë patriot që në moshë të vogël dhe këtë na e ka treguar me fakte, ndaj titulli që mori në Krujë është mëse i merituar për Trimin!

(Kosova Sot Online)