Dedikim për Keisin? Stresi paralajmëron këngën e re dhe zbulon disa detaje

  • 17 September 2019 - 13:31
Dedikim për Keisin? Stresi paralajmëron këngën e re dhe zbulon disa detaje

Pas daljes nga burgu, Stresi ka qenë mjaft aktiv në tregun muzikor shqiptar.

Reperin e kemi parë në koncerte të ndryshme dhe nuk ka ndalur së punuari për projekte të reja muzikore.

Në fund të muajit gusht ai hodhi në treg këngën “Nuk o veç gang” dhe tani ka gati këngën e radhës.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ai ka njoftuar ndjekësit se shumë shpejt do të hedhë në treg një këngë të re.

“Një hit i ri. Qëndroni në pritje”, shkruan Stresi krahas një fotoje të shkëputur nga videoklipi i këngës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by STRESI (@stresi) on

 

Reperi nuk ka zbuluar se për çfarë kënge bëhet fjalë, megjithatë disa fansa mendojnë se ajo mund të jetë dedikim për Keisin.

Kujtojmë se kohët e fundit Stresi ka qenë në qendër të mediave për shkak të marrëdhënies së tij me Keisin. Thuhet se ata janë ndarë, megjithatë dyshja ka preferuar të mos japë asnjë deklaratë lidhur me këto lajme.

(Kosova Sot Online)