Ku paske qenë moj Kiara! Moderatorja bën ndryshimin e madh në pamje dhe duket super

  • 17 September 2019 - 15:10
Ku paske qenë moj Kiara! Moderatorja bën ndryshimin e madh në pamje dhe duket super

Moderatorja Kiara Tito është një ndër emrat më të komentuar në media, e cila prej kohësh është bërë kryefjala e lajmeve rozë për shkak të lidhjes së saj me Butrint Imerin.

Kjo lidhje nuk u konfirmua asnjëherë megjithëse u panë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe vetëm disa ditë më parë Butrinti na prezantoi të gjithëve të dashurën e re.

Kështu, ai i dha fund njëherë e mirë thashethemeve në lidhje me Kiarën, ndërsa kjo e fundit nuk bëri asnjë koment për këto lajme.

Së fundmi, Kiara ka bërë një ndryshim të madh në look-un e saj dhe të gjithëve na kanë ngelur sytë.

Moderatorja ka hequr dorë nga flokët e shkurtër, duke i zgjatur me extension dhe ka errësuar ngjyrën e tyre.

Tashmë Kiara duket si njeri tjetër dhe duket yll me pamjen e re, të cilën na e ka treguar në disa poza në Instagram.

Ajo shfaqet në natyrë, e veshur me të bardha dhe një kapele mbi kokë dhe janë të shumta komplimentet që ka marrë në komente për këtë look të ri.

(Kosova Sot Online)