Dikur me plis në kokë, sot një ndër reperat më të njohur

  • 17 September 2019 - 18:23
Dikur me plis në kokë, sot një ndër reperat më të njohur

Disa orë më parë reperi i njohur, Capital T,  përmes rrjeteve sociale lajmëroi se është nderuar me titullin “Skënderbe” dhe “ Mirënjohjen e Qytetit”.

Këto çmime ai i mori në qytetin e Krujës. Reperi u shpreh se ishte i nderuar që kishte marrë këto tituj.

Capital T ndau me ndjekësit disa fotografi në rrjete sociale, të cilat i kishte shkrepur ndër vite në qytetin historik të Krujës.

Në një prej këtyre fotografive, Capitali u shfaq me plis në kokë e çifteli në duar, ndërsa buzëqeshi para aparatit.

Ndër të tjera, Capital T do të mbajë koncert recital më 19 shtator në Tiranë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo) on



(Kosova Sot Online)