Prindër për herë të dytë, bashkëshortja e Lorik Canës zbulon gjininë e fëmijës

  • 18 September 2019 - 11:31
Prindër për herë të dytë, bashkëshortja e Lorik Canës zbulon gjininë e fëmijës

Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi dhe rekordmeni i ndeshjeve me të, do të bëhet baba për herë të dytë. Pas djalit, tani pritet të vijë në jetë edhe një bebe tjetër, gjininë e të cilës e ka zbuluar gruaja e Lorikut përmes rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për një vajzë, ndaj Bojken do të bëhet me motër. Mësohet se çifti është shumë i lumtur për këtë fakt, çka duket edhe në fotot e ndara me ndjekësit në Instagram.

Monika “dekonspiroi” gjithçka dje, kur postoi një foto të Lorikut me një lot (emoji) në sy dhe poshtë një palë këpucë bebesh më ngjyrë rozë. E vetëdijshme se mesazhi i kriptuar i saj u kuptua menjëherë nga ndjekësit, gruaja e Canës shkroi statusin: “It`s a girl“!

Pra, shumë shpejt, familja e Lorik Canës do të shtohet me një tjetër anëtar të ri. Monika është shtatzënë dhe një gjë të tillë e kishte zbuluar vetë përmes një postimi në Instagram, duke hedhur foto me Lorikun, që ia vendos dorën mbi barkun e rrumbullakosur. Lajm i bukur, sepse katër vite pas ardhjes në jetë të Bojken, familja do të shtohet me një vajzë.

(Kosova Sot Online)