“Të mos na flasë njeri me gojë”, Rezarta Shkurta ka mërzitur të bijën dhe zbulon arsyet

  • 18 September 2019 - 13:01
“Të mos na flasë njeri me gojë”, Rezarta Shkurta ka mërzitur të bijën dhe zbulon arsyet

Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, ka treguar gjithnjë se është një mama e përkushtuar ndaj të bijës, Hera. Kjo e fundit është një vajzë shumë stil, e cila pëlqen që të vishet bukur, të pozojë e të fotografohet.

Të gjitha këto, Hera ka dëshirë që t’i bëjë vetë, pa ndihmën e askujt. Rezarta e cila është mjaft aktive në “Instagram”, poston herë pas here foto apo video të së bijës.

Së fundmi, ajo ka shpërndarë një foto në të cilën Hera shfaqet e mërzitur dhe ka treguar arsyet që fshihen pas mërzitjes së saj. Siç thamë, Herës i pëlqen që të kujdeset për veten e saj, por Shkurta kësaj radhe i kishte gjetur rrobat që do vishte dhe i kishte lidhur flokët.

Këto gjëra e kishin mërzitur shumë atë. “Sot të mos na flasi njeri me gojë. Jemi të mërzitura: 1-sepse na ka veshur mami dhe s’kemi asgjë rozë; dhe si të mos mjaftonte, mami më ka kapur flokët, gjë e cila nuk më pëlqen fare”, ka shkruar këngëtarja në “Instastory”-n e saj.

(Kosova Sot Online)