Jennifer Lopez tregon sekretin e lumturisë

  • 18 September 2019 - 17:23
Jennifer Lopez tregon sekretin e lumturisë

Jennifer ka folur haptazi për gjithë gjërat që ka mësuar që prej filmit të saj të parë 25 vite më parë, të titulluar “Selena”.

Ajo tha se “rrugëtimi drejt të qenit e përmbushur me veten” ishte mësimi më i vyer në jetë dhe e bëri të zbuloi kuptimin e lumturisë.

“Kam menduar gjithmonë se do të gjej lumturinë dhe dashurinë dhe një partner do të m’i falte të dyja. Pastaj kuptova që nuk funksionon ashtu,” tha Lopez. “Duhet të jesh e lumtur vetëm, me veten. Nëse nuk vlerëson veten, nëse nuk ia di meritat, nuk mund të jesh e lumtur.” Mos e konsumoni veten me çfarë mendojnë të tjerët, mos prisni t’ju japë dikush vlerësimin që kërkoni. Krijojeni vetë, ndihuni vetë pozitivë për veten, ndihuni të përmbushur, shpjegoi J.Lo.

“Jam e lumtur. Jetoj mirë. Jam njeri i mirë. Kam shokë e shoqe që mund t’i telefonoj që tani, të shkojmë diku dhe të bëjmë ç’të duam… Jam e shëndetshme. Kam fëmijë të mrekullueshëm,” tha Lopez. “Këto janë gjërat më me rëndësi.”

Jennifer rikthehet në ekranin e madh me “Hustlers,” një film ku shërbeu edhe si producente. Së fundi, ajo përfundoi turneun botëror “It’s My Party” për hir të ditëlindjes së saj të 50.

(Kosova Sot Online)