Shtyhet koncerti i Capital T, ja shkaku
Koncerti i organizuar nga Capital T nuk do të mbahet me datë 19 shtator.
Në vend të 19 shtatorit, koncerti ‘Time Capsule’ është shtyrë për një ditë, pra më 20 shtator.
Shkaku i shtyrjes janë kushtet e pafavorshme atmosferike për ta zhvilluar koncertin nesër.
Ky është sqarimi i ekipit të Capital T:
“Gjithçka është gati në sheshin Nënë Tereza për tu mbajtur konçerti i shumëpritur i artistit Capital T, “Time Capsule”.
Prej ditësh stafi i artistit së bashku me organizatorët e koncertit janë zhvendosur në sheshin kryesor të Tiranës së bashku me personat përgjegjës për foninë, audion dhe skenografinë e koncertit.
Mirëpo, ndonëse prej një muaji më parë Capital T lajmëroi se koncerti do të mbahet në datën 19 shtator, në orën 19:19 në sheshin Nënë Tereza, organizatorët kanë marrë një lajm të minutës së fundit nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, i çili ka komunikuar se ditën e nesërme do të ketë rreshje shiu përgjatë gjithë ditës, çka e vështirëson komoditetin e të pranishmëve në koncert, sikurse bëhet problem edhe për të gjitha mjetet e teknologjisë së fundit që kanë ardhur në Tiranë speçifikisht për “Time Capsule”.
(Kosova Sot Online)