Rita Ora vë në pah figurën trupore në imazhet e reja

  • 18 September 2019 - 21:39
Rita Ora vë në pah figurën trupore në imazhet e reja

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, pas angazhimeve të shumta me mbrëmje dhe koncerte muzikore është kthyer përsëri në shtëpi për të shijuar ditët e fundit të Javës së Modës në Londër, duke goditur një nga biletat më të nxehta të javës, festën “LOVE & YouTube”.

Biondja të hënën u dallua nga të gjithë me stilin e saj, kur ajo u fut në sallën “The Standard”, ku edhe po mbahej eventi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Ndërsa tani, bukuroshja jonë ka ndarë disa imazhe të reja nga performanca e saj e fundit në Paris, derisa shfaqet me një kostum mjaft të veçantë.

“Nuk e di për ju por nëse nuk jeni i sigurt për veten tuaj, kush tjetër do të jetë. Faleminderit për një fundjavë të jashtëzakonshme, Paris. Shihemi përsëri së shpejti”, ka shkruar mes të tjerash 28-vjeçarja.

Artistja shqiptare në njërën nga fotografitë ka vënë në plan të parë të pasmet, dhe nuk ka dyshim se merr vëmendje me format trupore.

Në ndërkohë, pranë këtyre imazheve tërheqëse, Rita ka marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta nga fansat e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Sa i përket projekteve muzikore, “New Look” mban titullin kënga e fundit e publikuar nga këngëtarja, e cila u mirëprit nga publiku dhe në kanalin YouTube numëron 9.5 milionë klikime. 

(Kosova Sot Online)