Tayna merr vëmendje me një tjetër pozë në bikini nga Miami

  • 18 September 2019 - 23:04
Tayna merr vëmendje me një tjetër pozë në bikini nga Miami

Një verë tejet të angazhuar me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore këtë vit e ka pasur edhe Tayna.

Reperja shqiptare, e cila vitin e kaluar bëri një shpërthim të madh në estradë, po vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në treg.

Bukuroshja së fundmi është duke i shijuar disa ditë të mira në New York, përkatësisht në Miami, derisa nuk heziton që të sjellë imazhe dhe video të ndryshme për fansat, duke mos munguar edhe ato provokuese.

Një të tillë e ka publikuar së fundmi, ku vjen tejet në formë e veshur në një palë bikini neon dhe nuk ka dyshim se në plan të parë ka vënë linjat trupore.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna) on

Kjo fotografi joshëse e Doruntinës mori mijëra pëlqime dhe komente për vetëm një kohë të shkurtër, duke e komplimentuar për dukjen e saj.

Ndërkohë, artistja Shala e ka paralajmëruar projektin e ri, i cili do jetë i zhanrit baladë, sikurse “Doruntina”, që e lansoi një vit më parë.

Megjithatë, projektet e Taynës janë shumë të pëlqyera dhe tashmë kanë pushtuar thuajse çdo platformë muzikore.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna) on

(Kosova Sot Online)