Fama e Viola Spiros kalon kufijtë, media e njohur maqedonase shkruan për të

  • 19 September 2019 - 09:17
Fama e Viola Spiros kalon kufijtë, media e njohur maqedonase shkruan për të

Moderatorja bukuroshe Viola Spiro është një ndër më të komentuara në media.

Viola ka vite që është pjesë e ekranit shqiptar dhe ka treguar se është shumë e zonja në drejtimin e emisioneve sportive.

Gjithmonë i janë besuar disa nga emisionet më të suksesshme sportive në vend. Viola ka rënë në sy jo vetëm nga mediat shqiptare por dhe në mediat e vendeve fqinjë.

Fama e saj i ka kaluar kufinjtë dhe së fundmi agjencia e njohur e lajmeve, “Kurir”, në Maqedoni i ka kushtuar një artikull të veçantë. “Për shkak të kësaj moderatoreje të gjithë shqiptarët janë duke ndjekur një emision sporti”, kanë shkruar në titull.

Brenda artikullit, janë thënë fjalët më të mira për moderatoren shqiptare.

Mediat maqedonase e kanë cilësuar Violën si një ndër moderatoret më të komentuara në Shqipëri dhe se ajo është e njohur për bukurinë e saj natyrale, e cila është bërë shkas që shumë njerëz që s’janë aspak të interesuar për sportin, ta shikojnë emisionin ‘Sport Plus’  thjesht për të shijuar bukurinë e saj.

Këtë artikull Viola e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke treguar se karriera e saj është gjithmonë e më në rritje.
 

Image
Image
Image



(Kosova Sot Online)