Një ceremoni e veçantë: Kush e shoqëroi Bleron drejt altarit?

  • 21 September 2019 - 20:28
Një ceremoni e veçantë: Kush e shoqëroi Bleron drejt altarit?

Momentalisht është duke u mbajtur ceremonia e dasmës së Bleros dhe Afronës.

Çifti sapo i ka thënë “Po” dashurisë disavjeçare në një ceremoni përrallore.

Detajet e para sapo janë zbuluar dhe pamë se Afrona shkëlqen e veshur me të bardha.

Ajo u shoqërua drejt altarit nga i ati i saj, por shoqëruesen më të veçantë e kishte Blero.

Ai u shoqërua në ditën e rëndësishme nga vajza e tij, Tara, e cila mbante të veshur një fustan rozë.

Vogëlushja drejtoi të atin drejt një jete të re dhe në fytyrën e saj vihen re shumë emocione.

Tara ka ardhur në jetë nga martesa e parë e Bleros, megjithatë ajo ka raporte të ngushta edhe me Afronën.

(Kosova Sot Online)