Si rrallëherë Luana Vjollca flet për humbjen e babait: Isha 11 muajshe kur ai u nda nga jeta

  • 21 September 2019 - 23:13
Si rrallëherë Luana Vjollca flet për humbjen e babait: Isha 11 muajshe kur ai u nda nga jeta

Luana Vjollca është bërë pjesë e revistës “Global Woman”, ku ka ndarë me të gjithë sekretin për suksesin e saj dhe detaje nga jeta private. Si kurrë më parë moderatorja e njohur ka folur edhe për babain e saj, i cili ka ndërruar jetë vite më parë. Ajo ka thënë se për këtë temë nuk ka dashur asnjëherë të flasë, por ka zgjedhur “Global Woman” si revistë dedikuar grave për të treguar historinë se si i ka rritur nëna e saj të 4 vajzat e vetme.

"Unë isha foshnje 11-muajshe kur im atë u nda nga jeta. Jam rritur me gjithë të mirat pa më munguar asgjë, pafundësisht e lumtur dhe me këmbë në tokë. Gjithçka falë nënës sime heroinë që diti si ta përballojë situatën dhe pati forcën për të mos u dorëzuar”, është shprehur Luana. Ajo ka shtuar se e ëma është frymëzim për të dhe model që ka për ta ndjekur gjithmonë në jetë. Luana ka treguar se ato janë 8 femra në familjen e saj (nëna, 4 motrat dhe 3 mbesa) dhe se janë mbështetja më e madhe e njëra-tjetrës. 

(Kosova Sot Online)