Beyonce publikon fotot e 7-vjetorit të Blue Ivy dhe janë fantastike

  • 22 September 2019 - 08:53
Beyonce publikon fotot e 7-vjetorit të Blue Ivy dhe janë fantastike

Beyonce është ndër ato artiste, e cila pavarësisht se është mjaft aktive në ekran, jetën e saj private kujdeset ta mbajë sa më të fshehtë.

Ajo tregohet akoma edhe më e rezervuar kur bëhet fjalë për fëmijët e saj, megjithatë dje e ka ‘lëshuar’ dorën.

Në rrjetet e saj sociale ajo ka publikiar pamje nga festa e 7-vjetorit të vajzës së saj, Blue Ivy dhe çdo gjë duket fantastike.

Zonjusha e festës mbante të veshur një fustan gold dhe në fillim bëri një hyrje si modele.

Ndërsa, këngëtarja mbante të veshur një bluzë dhe pantallona rozë të përshtatura shumë me idenë e festës.

Në festë nuk kanë munguar binjakët, të cilët si rrallëherë Beyonce i ka publikuar në internet.

(Kosova sot Online)