Tayna mbulohet me dhurata në Amerikë

  • 22 September 2019 - 13:17
 Tayna mbulohet me dhurata në Amerikë

Sikur nuk kam ditëlindjen?! Tayna mbulohet me dhurata në Amerikë

09:51, 22/09/2019

Reperja e njohur nga Kosova, Tayna e cila sa vjen e më tepër po e rrit famën, momentalisht ndodhet që prej disa ditësh në New York.

Menaxheri i saj është shprehur se ajo është atje për të punuar në lidhje me projektin e ri, por Tayna po ashtu po shijon disa ditë të mira pushimi në një resort super luksoz.

Që nga momenti i mbërritjes, reperja ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit e saj foto nga më të ndryshmet dhe tepër tërheqëse të cilat kanë marrë një numër të madh komentesh.

Së fundmi përmes një postimi në Instastory Tayna ka treguar se ka marrë një numër të madh dhuratash ku bien në sy veshje të ndryshme, tualete e të tilla gjëra.

Në postimin e bërë reperja ka shkruar: ‘A është ditëlindja ime?’, pasi normalisht dhe ajo është habitur kur ka parë aq shumë dhurata për të, në një ditë të zakonshme.

(Kosova Sot Online)